LAJMI I FUNDIT:

Për 13 herë më shumë se vlerësimi i saj – shitet rripi nga lufta e famshme “Rumble In The Jungle” e Muhammad Ali

Për 13 herë më shumë se vlerësimi i saj – shitet rripi nga lufta e famshme “Rumble In The Jungle” e Muhammad Ali

Rripi i titullit të peshave të rënda në WBC i Muhammad Ali nga lufta e tij e famshme “Rumble In The Jungle” është shitur për pesë milionë euro.

Lufta e vitit 1974 ishte një nga momentet më të paharrueshme të boksit, pasi Ali ndaloi George Foremanin e frikshëm për të rimarrë titullin e peshave të rënda në kombin afrikan të Zaire. Ali e fitoi luftën me nokaut në raundin e tetë.

Rripi metalik në ngjyrë ari, me rrip lëkure të gjelbër, arriti 13 herë më shumë se vlerësimi i tij prej 400,000 euro në ankand në Dallas.


Njihuni me njeriun që aludon se e ka nokautuar Muhammad Alin - por ishte harruar nga të gjithë
Lexo po ashtu Njihuni me njeriun që aludon se e ka nokautuar Muhammad Alin - por ishte harruar nga të gjithë

Brezi prestigjioz u nxor në shitje nga biznesmeni amerikan Troy Kinunen, i cili ka mbledhur 1600 gjësende që lidhen me boksierin gjatë jetës së tij, sipas The Sun.

Fituesi i konkursit për brezin ishte pronari i Indianapolis Colts, Jim Irsay, siç e konfirmoi lajmin në një postim në Twitter.

Irsay ka zbuluar se ai e bleu rripin për koleksionin e tij të muzikës rock, historisë amerikane dhe relikeve të kulturës pop që aktualisht po bën turne në vend.

“Krenar që jam administruesi!”, Irsay ka postuar në Twitter.

Rripi do të shfaqet më 2 gusht në Skelën e Marinës së Çikagos dhe më 9 shtator në Indianapolis.

Në të njëjtin ankand, manteli i kuq i veshur nga Ali para ‘luftës së shekullit’ me Joe Frazier arriti në 290,000 euro.

The red robe worn by Ali before the 'fight of the century' with Joe Frazier fetched £290,000

Boksieri legjendar amerikan eci drejt ringut i veshur me mantelin përpara meçit të vitit 1971 të mbajtur në “Madison Square Garden”.

Veshja është me ngjyrë të kuqe, me të bardhë në  qafë duar dhe mbrapa dhe gjithashtu përmban emrin e legjendës së peshave të rënda në anën e pasme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori