LAJMI I FUNDIT:

Për 1 maj ndalohet qarkullimi i veturave drejt parkut “Gërmia”

Për 1 maj ndalohet qarkullimi i veturave drejt parkut “Gërmia”

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për nder të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, në drejtim të Gërmisë do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të “Trafiku Urban”, linja 4, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe automjeteve emergjente, derisa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit të rregullt deri në lagjen “Sofalia”.

Pika përfundimtare për lëvizjen e lirë të automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia” , “Tauk-Bahqe” dhe restoranteve – vilat: “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”; kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”;  kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të “Trafiku Urban”, Iinja 4.


Në një urdhëresë të lëshuar nga komuna thuhet se inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen, shërbimin ndaj qytetarëve dhe do të organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori