Të premten dhe të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të në Superligën e Femrave.

Derbi i kësaj jave zhvillohet të premten në Pejë mes Penzës dhe Prishtinës. Vajzat nga Peja të cilat janë në vendin e tretë në tabelë kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse vajzat bardhë e kaltër të cilat debutojnë me trajnerin e ri Albert Sylejmanin kanë regjistruar 14 fitore dhe katër humbje.


Sfida pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si ka ndodhur në përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave me ambicie të mëdha për këtë edicion.

331421789 2241274699394284 2819555285165236969 n

Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. United Basketball pret në shtëpi Vëllaznimn, ku skuadra gjilanase gjenden në vendin e parafundit në tabelë me katër fitore dhe 14 humbje, ndërsa vashat kuqezi në vendin e fundit me një fitore dhe 17 humbje.

Në të njëjtin termin nga ora 13:00, Trepça udhëton te Bashkimi. Bashkimi i cili është duke kaluar formë fenomenale në këtë edicion, ka 17 fitore nga 17 ndeshje të zhvilluara, kurse Trepça është e renditur në pozitën e katërt me gjashtë fitore dhe 12 humbje.

2023 03 02 15.29.42.883 superliga e femrave 2023 01 01

telegrafi sport app