LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni konfirmon tullumbacen e dytë spiune kineze

Pentagoni konfirmon tullumbacen e dytë spiune kineze

Pentagoni ka njoftuar se një tullumbace e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka anuluar një udhëtim të paralajmëruar më parë në Kinë.

“Ne po marrim raporte për një balonë mbi Amerikën e Jugut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder një ditë pasi balona e parë u pa mbi qiellin e SHBA-së, duke shtuar se “bëhet fjalë për një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”.


Pentagoni nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të balonës së dytë, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se po shkonte drejt SHBA-së, raporton cnn.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i quajti të papërgjegjshme dhe të papranueshme veprimet e Kinës në lidhje me balonën e spiunazhit të zbuluar mbi Shtetet e Bashkuara.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yiju, ai tha se prania e balonave në hapësirën ajrore amerikane është një shkelje e qartë e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar. Ai tha se bota pret që SHBA dhe Kina të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me përgjegjësi.

Ndërkohë, Kina shprehu keqardhje për humbjen e “tullumbaces civile” mbi territorin amerikanë.

Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë menduan të rrëzonin balonën mbi Montana të mërkurën, por presidenti amerikan, Joe Biden refuzoi ta bëjë një gjë tillë për shkak se mbeturinat mund të rrezikonin jetën e njerëzve në tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori