Në dhjetor, shpenzimet për pagesën e pensioneve të rreth 300.000 pensionistëve do të rriten për 3,2 milionë euro. Qeveria paralajmëroi pensione më të larta për pothuajse 11 euro, në mënyrë lineare. Njoftimi për këtë rritje të re të pensioneve u bë vetëm një ditë pasi Banka Botërore theksoi se Fondi shtetëror pensional është në rrezik për shkak të varshmërisë gjithnjë e më të madhe nga buxheti, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Llogaritjet e analistëve treguan se madje 89% e vendeve të reja të punës janë me ndihmë shtetërore, gjë që tregon se ka rritje të shpenzimeve buxhetore për këtë qëllim.
Rritje e re e pensioneve – a është e qëndrueshme…
“Në dhjetor me pagesën e pensionit të nëntorit do të paguhet edhe rritja e premtuar e pensioneve. Mbi 300.000 pensionistë do të marrin rritje të pensioneve prej 670 denarësh, që paraqet rritje mesatare prej 5 për qind” – deklaroi ministri për financa, Kiril Minovski në momentin kur e mbante fjalimin hyrës për buxhetin më të madh deri tani prej 3,3 miliardë eurosh për vitin 2017.
Sipas planit të qeverisë, rritja do të jetë lineare te të gjithë pensionistët, ndërsa te ata me pension më të vogël se 9.000 denarë, rritja do të jetë 8 për qind. Që të mbulohet ky shpenzim i ri, duhet të sigurohen 3,2 milionë euro shtesë. Sipas propozim-buxhetit për vitin 2017, transferet nga buxheti i RM-së në FSPIM do të arrijnë vlerën prej 453 milionë eurosh, që është pothuajse gjysma e shumës së përgjithshme që nevojitet për pagesën e pensioneve. Varësia e Fondit pensional shtetëror nga paratë e buxhetit është duke u rritur. Këtë trend, i cili tregon se ka përkeqësim të qëndrueshmërisë së fondit, përveç ekonomistëve, e potencoi edhe Enti shtetëror për revizion, mirëpo edhe Banka Botërore.
“Edhe gjatë viteve të kaluara ka pasur varshmëri të FSPIM-së, ndërsa konkretisht sivjet kjo përqindje është rreth 45% dhe kjo është varshmëri e konsiderueshme e sistemit pensional nga transferet e buxhetit qendror” – deklaroi për Portalb.mk Bojan Shimbov, ekonomist i Bankës Botërore.
Sipas ekonomistëve, likuiditeti i fondit, i cili gjithnjë e më tepër varet nga paratë buxhetore, flet për gjendejn alarmante e cila nuk mund të jetë e qëndrueshme.
“Raporti aktual pensionist – i punësuar nuk është i qëndrueshëm. Për çdo vit kemi gjeneratë të re prej rreth 22 mijë njerëzish të aftë për punë, ndërsa nga ana tjetër kemi rreth pesë mijë punësime. Konsideroj se veprimi aktual për blerjen e stazhit bëhet në kontekst politik, që të ruhen votuesit aktualë dhe eventualisht të përfitohen të papërcaktuarit, mirëpo përsëri e them se kjo do të jetë goditje për fondin pensional, i cili edhe tani nuk është i qëndrueshëm dhe varet nga dotacionet prej buxhetit të vendit”, sqaron profesori Semi Bislimi.
Sipas tij, fondi pensional edhe deri tani ballafaqohej me probleme që të sigurojë para për pagesën e pensioneve.
“Ajo që është me rëndësi është se kemi trend të rritjes së kufirit të moshës, ndërsa numri i të punësuarve është i njëjtë, përveç në disa sektorë, si për shembull në sektorin publik. Burime fiskale për financimin e pensionistëve të rinj nuk ka, për shkak se nuk hapen vende të reja të punës që do të sigurojnë të hyra në fond. Mënyra e vetme me anë të së cilës do të siguroheshin para është marrja e huave dhe këtë praktikë e shohim tashmë 5-6 vite“ – thotë profesori Bislimi.
Zgjidhja qëndron në punësimet e reja…
Raporti i ri i Bankës Popullore bëri me dije se madje 89% e vendeve të reja të hapura të punës janë me ndihmë shtetërore. Vetëm gjatë vitit të kaluar prej 21 mijë të punësuarve, madje 18.700 vende pune kanë qenë të stimuluara nga qeveria. Te këto vende të punës, punëdhënësi është i liruar nga pagesa e kontributeve sociale dhe të dhënave të ngjashme, kështu që deficiti në FSPIM plotësohet me para buxhetore. Аnaliza, gjegjësisht parashikimet e Bankës Botërore kanë treguar se papunësia prej 24,8% gjatë këtij viti, do të zvogëlohet në 22,7% në vitin 2018, ndërsa për zvogëlimin e papunësisë kanë kontribuar edhe investimet e huaja, që mbështeten në subvencione shtetërore.
“Maqedonia në të kaluarën ishte një lloj starlete e Ballkanit Perëndimor, duke e gjetur formulën për tërheqjen e investimeve që kontribuan për rritjen ekonomike. Ky element kohët e fundit u zhduk”, deklaroi Marko Montovaneli, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën.
Qeveria përveç investitorëve të huaj, kushte të volitshme tatimore u ofroi edhe firmave të vendit. Koncepti i subvencionimit të vendeve të reja të punës nga shteti u përcoll edhe në projektin “Maqedonia punëson 2”. Sipas të dhënave, nëpërmjet këtij projekti, për dy muaj e gjysmë janë realizuar 1.500 punësime në rreth 1.160 kompani, nga të cilat 1.000 kompani janë të vogla me 10 të punësuar.
“Këto kompani kanë gjetur mënyrë që nëpërmjet këtij projekti ta rrisin biznesin e tyre, të punësojnë akoma më shumë njerëz, të realizojnë rrogë për vete dhe për të punësuarit dhe në një farë mënyre të ecin përpara, dhe me këtë të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë në Maqedoni” – deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
Sipas ekonomistëve, edhe përkundër trendit të zvogëlimit të papunësisë, për të cilën gjë kontribuon edhe shpërnuglja, mirëpo edhe heqja e dorë e të papunësuarve që në mënyrë aktive të kërkojnë punë, raporti ndërmjet të punësuarve dhe pensionistëve zvogëlohet.
“Raporti aktual pensionist-i punësuar nuk është i qëndrueshëm. Për çdo vit kemi gjeneratë të re prej rreth 22 mijë njerëzish të aftë për punë, ndërsa nga ana tjetër kemi rreth pesë mijë punësime. Konsideroj se veprimi aktual për blerjen e stazhit bëhet në kontekst politik, që të ruhen votuesit aktualë dhe eventualisht të përfitohen të papërcaktuarit, mirëpo përsëri e them se kjo do të jetë goditje për fondin pensional, i cili edhe tani nuk është i qëndrueshëm dhe varet nga dotacionet prej buxhetit të vendit”, sqaron profesori Semi Bislimi.
Gjendja financiare dhe e likuiditetit të Fondit pensional shtetëror u theksua edhe në raportin më të ri të revizionit kushtuar punës së FSPIM-it. Për pagesën në kohë të pensioneve, Fondi për sigurim pensional, për çdo muaj ka marrë hua nga buxheti, të cilat pastaj i ka kthyer me para nga llogaria në të cilën bëhet pagesa e kontributeve – konstaton revizioni shtetëror duke theksuar se në vitin 2015 ka pasur probleme edhe me transferimin e mjeteve për fondet private pensionale.
Madje 2,4 milionë euro konsiderohen si të kërkesa të dyshimta dhe kontestuese që kanë të bëjnë me pensione të paguara pas vdekjes së shfrytëzuesve të pensioneve, dhe për këto raste janë formuar edhe lëndë për padi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri