Nick Bull ka hipur mbi një kalë që dikur ka marrë pjesë në gara, për të kaluar në një pjesë periferike të Londrës.

Por, ai është penduar menjëherë, meqë kafsha e pensionuar nga pistat ku vraponte, nuk i bindej urdhrave të tij, transmeton Telegrafi.


Në video shihet teksa lëvizë me shpejtësi, ndërsa kalorësi Bull i kërkon të ndalojë dhe përdorë disa fjalë në ndyta.

“Më falni që e shava dhe në fund lëshova zëra sikur të isha vajzë e vogël. Mendova se mund ta drejtojë, ndërsa ai mendonte se unë jam profesionit”, ka shkruar Bull lidhur me rastin.

Mësohet se ai nuk ka marrë ndonjë lëndim, kurse kali është larguar i pa lënduar. /Telegrafi/