LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski për rastin në Onkologji: Nuk do të jemi kurrë shoqëri e vërtetë evropiane me procese gjyqësore të zgjatura

Pendarovski për rastin në Onkologji: Nuk do të jemi kurrë shoqëri e vërtetë evropiane me procese gjyqësore të zgjatura

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa thotë se është i tmerruar nga informacionet për dyshime për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer. Sipas tij, sistemi shëndetësor ka dështuar, ka humbur besimi, dhe cilësia e trajtimit për të gjithë pacientët e ardhshëm është në pikëpyetje.

“Informacioni i disponueshëm publikisht në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e terapisë për pacientët me kancer është tronditës dhe i tmerrshëm. Në vend që të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje të plotë për ata njerëz që përballen me diagnozën më të vështirë, sistemi shëndetësor ka dështuar dukshëm, i cili ka humbur besimin jo vetëm tek të sëmurët, por edhe cilësia e trajtimit të çdo pacienti të ardhshëm është në pikëpyetje”, shkruan presidenti Stevo Pendarovski në rrjetet sociale.

Bastisje në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria jep detajet
Lexo po ashtu Bastisje në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria jep detajet

“Për të zbardhur plotësisht këtë aferë të madhe, mirëpres veprimet e deritanishme të Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Njëkohësisht, bëj thirrje për përfundimin e shpejtë dhe efikas të hetimeve dhe procedimeve gjyqësore-prokuroriale, pa selektivitet dhe dënim të duhur për të gjithë ata që do të vërtetohen se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.


“Është koha e fundit që sistemi të konfirmojë se jemi të aftë në praktikë dhe jo vetëm me fjalë, të përballemi me format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe t’i japim fund kulturës së mosndëshkimit të shkeljeve të rënda të ligjit”.

Prokuroria e Maqedonisë: Po sigurojmë prova për një krim të mundshëm në Onkologji
Lexo po ashtu Prokuroria e Maqedonisë: Po sigurojmë prova për një krim të mundshëm në Onkologji

“Ne nuk do të jemi kurrë një shoqëri e vërtetë evropiane me procese gjyqësore të zgjatura dhe mungesë të përgjegjësisë personale. Për një shoqëri të shëndoshë na duhet një shtet ligjor në praktikë, jo në letër”.

“E kuptoj plotësisht zemërimin e qytetarëve të cilët bëjnë thirrje për protesta paqësore, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që kanë fituar para nga vuajtjet e qytetarëve tanë më të sëmurë”, ka shkruar Pendarovski.

Ndryshe, mediat në RMV zbuluan se personeli mjekësor në Klinikën e Onkologjisë në Shkup i kanë vjedhur ilaçet e pacientëve me kancer dhe të njëjtat i kanë shitur në treg të zi me çmime shumë më të shtrenjta. Pas kësaj Prokuroria kreu kontrolle në klinikë dhe nisi procedurë parahetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori