LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Maqedonia e Veriut duhet të ketë një njësi zgjedhore

Pendarovski: Maqedonia e Veriut duhet të ketë një njësi zgjedhore

Amnistia për disa prej të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend u bë për shkak të perspektivave, nga pikëpamja politike, për boshllëqet që po hapen në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike, tha sot kandidati për president nga radhët e pushtetit, Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me iniciativën “Na megdan”.

“Ndryshimi i Kushtetutës që duhej të kishte dalë nga marrëveshja e Prespës për emrin e ri që të jetë e vlefshme edhe në sistemin e brendshëm ligjor kërkonte dy të tretat, në atë moment u ballafaquam me pretendimin e dy kërkesave. Drejtësia e pastër dhe hapja e dyerve Euroatlantike. Kur pashë përmbajtjen e ligjit të amnistisë, u lehtësova”, tha Pendarovski.

Lidhur me atë se ai është i kënaqur me nivelin e demokracisë në vend, Pendarovski theksoi se një nga problemet më të mëdha të demokracisë në Maqedoni nga vitet 90-ta deri në të tashmen është mungesa e demokracisë së brendshme partiake.


“Unë mendoj se është e nevojshme të ndryshohet modeli i zgjedhor dhe se Maqedonia e Veriut duhet të ketë një njësi zgjedhore, në vend të gjashtë, mundësisht pa një prag ose me një prag minimal. Teza ime është se nëse ka më shumë subjekte politike në Kuvend demokracia mund vetëm të përfitoj dhe nuk mund të humbasë”, tha kandidati presidencial./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori