LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Gerberich: Gjermania e ka mbështetur vendin në arritjen e qëllimeve

Pendarovski-Gerberich: Gjermania e ka mbështetur vendin në arritjen e qëllimeve

Presidenti Stevo Pendarovski pati sot një takim lamtumirës me ambasadorin gjerman Tomas Norbert Gerberich, në të cilën u riafirmua qëndrimi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin të ndërtojë marrëdhënie miqësore me Republikën Federale të Gjermanisë, përmes një qasjeje të sinqertë dhe të besueshme.

Pendarovski u falënderua për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur që Gjermania ia jep vendit në arritjen e qëllimeve të saj strategjike dhe shprehu kënaqësinë që pikërisht gjatë mandatit të ambasadorit Gerberich është realizuar njëri prej tyre, gjegjësisht anëtarësimi në NATO, ndërsa është marrë edhe vendimi nga ana e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski gjithashtu shprehu shpresë edhe për mbështetje të mëtejshme gjermane në përpjekjet për reformën e vendit, në kontekst të aspiratave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, si në aspektin politik, ashtu edhe në disa fusha të tjera me interes të përbashkët, siç janë mbrojtja dhe siguria, ekonomia dhe arsimi. Për Maqedoninë e Veriut, theksoi presidenti Pendarovski, është veçanërisht i rëndësishëm fakti që Gjermania është në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori