LAJMI I FUNDIT:

Pemët dhe perimet ndihmojnë në luftimin e astmës

Pemët dhe perimet ndihmojnë në luftimin e astmës

Konsumimi i ushqimit të shëndetshme mund t’i zvogëlojë simptomat e astmës deri në 30%, ka zbuluar një studim.

Në veçanti ngrënia e pemëve dhe perimeve e menaxhon sëmundjen më mirë sesa dietat e mbushura me mish, kripë e sheqer, transmeton Telegrafi.

Studimi ka zbuluar se meshkujt të cilët ushqehen shëndetshëm kanë 30% më pak shanse të përjetojnë simptoma të astmës, ndërkaq femrat 20%.


Pemët dhe perimet kanë veti antioksiduese dhe antipeezmatuese, dhe janë elemente të një diete që i zvogëlon simptomat e sëmundjes së astmës.

Hulumtimet i mbështesin edhe dëshmitë aktuale të cilat tregojnë se ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë edhe në parandalimin e fillimit të astmës, por gjithashtu edhe në kontrollimin e sëmundjes.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘European Respiratory Journal’, dhe ka analizuar të dhënat e gjithsej 34,776 të rriturve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori