LAJMI I FUNDIT:

Pema 500 vjeçare në Mazgit vizitohet nga turistët, në gjithë botën ka vetëm tre të tillë (Video)

Pema 500 vjeçare në Mazgit vizitohet nga turistët, në gjithë botën ka vetëm tre të tillë (Video)

Është ndër pemët e rralla që mund të jetojë kaq gjatë. Madje thuhet se vetëm dy apo tri të tilla kaq të vjetra mund t’i gjesh në gjithë botën.

Bëhet fjalë për pemën, afro 500 vjeçare që i takon familjes së manit, e cila gjendet në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit, për të cilën thuren legjenda të ndryshme.

Për këtë pemë, madje po vijnë turistë nga Turqia për ta parë atë.


“Unë kam dëgjuar shumë legjenda për këtë pemë, e kam pasë ëndërr që nga fëmijëria ta vizitoj këtë pemë dhe sot që jam nën hijen e saj po ndihem shumë i lumtur”, shprehet Yildrim Boykuktel, turist nga Turqia.

Po mendohet se kjo pemë i takon shekullit XVII dhe me frytet e saj janë shërbyer i gjithë fshati, përcjell Telegrafi.

Ciceroni Muhamer Hasani thotë se për RTV Dukagjinin se për këtë man ka shumë teori dhe shumë legjenda, por sipas tij ekspertet nga Turqia kanë konstatuar se ai është i vjetër 500 vjet.

“Ky man besohet se është i vjetër 400-500 vjet i vjetër, më herët është menduar se mund t’i ketë edhe 600 vite por një ekip nga Turqia në vitin 2011 e kanë bërë prezervimin e pemës dhe kanë ardhur në një konkludim se është i vjetër 500 vjet”, shprehet Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori