Këngëtari Blero dhe rap-artisti, Albos, pak ditë ditë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Telenovela" mban titullin kënga e tyre e re, e cila u publikua pak ditë më parë shoqëruar me një klip shumë veror.


Muzika është punuar nga Blero dhe Albos, gjersa edhe për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese.

blero1  1

"Telenovela" duket të jetë pritur mirë nga publiku, si një këngë verore, e përshtatshme për t'u dëgjuar në plazh dhe mbrëmjet e natës.

Në vetëm pak ditë pas publikimit, ky bashkëpunim ka arritur të tejkalojë shifrën e një milion dëgjimeve në kanalin YouTube.

Blero përndryshe është i njohur për projektet e tij të suksesshme ndër vite, si dhe për hapësirën që iu jep të rinjve për të realizuar bashkëpunime me të. /Telegrafi/