LAJMI I FUNDIT:

Peleshi thotë se pushtimi i Ukrainës mund të ndikojë në raportet Kosovë-Serbi

Peleshi thotë se pushtimi i Ukrainës mund të ndikojë në raportet Kosovë-Serbi

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Në një interviste për Euronews Albania, Peleshi është shprehur se vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Ai përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak.


“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia”, Peleshi ka thënë.

Ministri Mbrojtjes ka shtuar se Shqipëria i qëndron në krah Kosovës në rast të një konflikti.

“Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogun në Kosovë, Ballkanin e hapur. Por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres por vetëm regres”, Peleshi nënvijëzoi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori