LAJMI I FUNDIT:

Pejës i është kthyer qetësia, 16 muaj pa vrasje (Video)

Pejës i është kthyer qetësia, 16 muaj pa vrasje (Video)

Janë bërë gjashtëmbëdhjetë muaj që nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Komunën e Pejës.

Siguria në këtë qytet është rritur, por tash vjedhjet e shumta janë shqetësim për pejanët.

Komandanti i Stacionit Policor të Pejës, Ndue Nikolla në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi tha së janë bërë 16 muaj pa vrasje në qytetin e Pejës.


“Gjatë këtyre katër muajve të vitit 2016 e deri me tani nuk kemi pasur të raportuara raste të rënda të cilat do të ndikonin në imazhin dhe në gjendjen e sigurisë. Këtu e kam fjalën për rastet e vrasjeve, domethënë viti 2015 dhe viti 2016, tash e gjashtëmbëdhjetë muaj Peja vazhdon të mbretëroj pa asnjë rast të vrasjeve.

Komandanti tha se Pejës i është kthyer qetësia.

“Pra Komunës së Pejës tashmë ju ka kthyer dukshëm qetësia dhe siguria e qytetarëve në komunën tonë është dukshëm me e mirë. Kjo gjendje e mirë dhe stabile e sigurisë është falë angazhimit të policisë, përkushtimit të tyre dhe bashkëpunimit të mirë me gjithë qytetarët, pa dallim,” njoftoj kreu i Stacionit Policor të Pejës.

Gjatë raportimit për gjendjen e sigurisë, Komandanti i Stacionit Policor në Pejë tha së gjatë katër muajve të këtij viti kanë ndodhur dy vetëvrasje.

Në Pejë pas luftës dhe para periudhës së fundit 16 muajshe ndodhën shumë vrasje, ndërsa qytetarët disa herë protestuan për siguri.

Ai tha së shqetësimi kryesor i banorëve të Pejës mbeten vjedhjet e shpeshta të cilat kanë ndodhur.

“Kemi rritje të lehtë të veprat penale kundër pasurisë, nga 327 sa kanë qenë, tani janë 388. Grabitje kanë qenë 5 për periudhën e njëjtë kohore, tani kemi 5. Vepra penale të armëve kanë qenë 25, tani kemi 29,” tha Nikolla.

Në Pejë sipas Nikollës problem po paraqesin edhe zënia e trotuareve nga makinat në qytet dhe parkingjet ilegale në rrugë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori