LAJMI I FUNDIT:

Peja pritet të bëjë hapin e parë drejt finales në Ligën Ballkanike

Peja pritet të bëjë hapin e parë drejt finales në Ligën Ballkanike

Peja do të kërkojë të bëj arritjen më të madhe në histori të klubit në ndeshje ndaj Kumanovës.

Verdhezinjtë, në gjysmëfinale të BIBL do të kërkojnë rezultat pozitiv nga dy ndeshjet që zhvillohen sonte dhe një javë më vonë, për të arritur finalen.

Maksimumi i Pejës deri tash në BIBL ka qenë gjysmëfinalja. Kësaj radhe shpresohet me të madhe që të tejkalohet rivali gjysmëfinale, Kumanova, për tu arritur finalja e parë në një garë ndërkombëtare për klubin nga Bjeshkët e Rugovës.


Sonte në “Karagaç” me fillim nga ora 19:00 Peja do të duhet të tregojë me tërë kapacitetet që ka lojën më të mirë të saj për të marrë avantazhin sa më të madh të mundshëm para ndeshjes së kthimit në Kumanovë.

Ndeshja nis në ora 19:00 ndërsa drejtësinë aty do ta ndajnë Radomir Vojinovic, Zdravko Rutesic dhe Ognjen Jokic.

Së fundi verdhezinjtë kanë publikuar edhe bilancin e ndeshjeve të ekipit ndaj Kumanovës përgjatë pjesëmarrjes në BIBL, sipas stinorëve.

Peja ka mposhtur Kumanovën në 4 raste nga 6 ndeshje të zhvilluara, ndërsa është mposhtur 2 herë dhe atë vetëm si mysafir. “Karagaçi” mbetet kështjellë e pamposhtur për ekipin maqedon.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori