LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton me përmbysje ndaj Ponte Prizrenit

Peja fiton me përmbysje ndaj Ponte Prizrenit
Foto: Basketbolli.com

Peja ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 83:91 (28:11, 19:27, 16:17, 11:19, 9:17), në një ndeshje ku ishte duke pësuar me 17 pikë dallim. Ndeshja u zhvillua në Therandë në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë filluan shkëputjen, ku arritën epërsi deri në 17 pikë, 28:11, sa përfundoi kjo pjesë. Por, pejanët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë ngushtuan shifrat, ku arritën të afrojnë rezultatin në pesë pikë, 43:38, ndërsa pjesa e parë përfundoi 47:38.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, ku as prizrenasit nuk u shkëputën në rezultat dhe as pejanët nuk arrinin të afronin shifrat, ku rezultati pas 30 minutash ishte 63:55. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante, ku Ponte e lëshoi epërsinë dhe Isiah Umipig, 13 sekonda nga fundi shënon për 74:74, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime, pasi Prizreni nuk ishte i efektshëm në aksionin e fundit. E, në vazhdime herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa në fund verdhezinjtë ishin më të vëmendshëm dhe fituan 83:91.


Te Ponte Prizreni më i miri ishte Wayne Arnold me 31 pikë, kurse te Peja u dalluan Jalen Tate me 17 pikë, Samir Zekiqi me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purvis me 20 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Prizrenasit kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori