Në këtë takim Blaugranët i gjetën në disavantazh prej dy golash, por Pedro shkëlqeu me het-trik duke e përmbysur rezultatin në pjesën e parë, ndërsa ai ishte i përfshirë edhe në të dy golat tjerë që i shënoi Fabregas (në njërin asistoi dhe në tjetrin nxori penalti).

Atletico Madridi vazhdon t’i qëndrojë si hije Barcës dhe regjistroi fitoren e radhës (3-2 kundër Levantes) dhe si gjithmonë, në formacionin e javës është i pranishëm Diego Costa.


Real Madridi triumfoi në Mestalla përballë Valencias (3-2) në derbin e vështirë, në të cilin veçojmë paraqitjet e futbollistit vendas, Jeremy Mathieu dhe atij mysafir, Luka Modric.

Formacioni i javës së 17-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Esteban (Almeria).

Mbrojtës: Juanfran (Atletico Madrid), Jeremy Mathieu (Valencia), Andreu Fontas (Celta Vigo).

Mesfushorë: Javi Lopez (Espanyol), Cesc Fabregas (Barcelona), Duda (Malaga), Luka Modric (Real Madrid).

Sulmues: Pedro (Barcelona), Diego Costa (Atletico Madrid), Carlos Vela (Real Sociedad).

/Telegrafi/

telegrafi sport app