Pedofilia si një nga dukuritë e shëmtuara të shoqërisë vazhdon të heshtet. Edhe pse si akt është i rrezikshëm për arsye se bëhet abuzim direkt seksual dhe psikologjik me një fëmijë tek i cili pasojat cilësohet të jenë afat gjatë por në raste të caktuara, ndëshkimet ligjore ende mbeten sipërfaqësore.
Pedofilia, shkruan gazeta Koha kualifikohet si vepër e rëndë dhe që bie ndesh me nenin 188 të kodit penal të Republikës së Maqedonisë, por edhe përskaj kësaj ky fenomen duket se vazhdon të mbetet i heshtur. Edhe pse për çdo ditë flitet për raste të tilla, zyrtarisht vitin që lejmë pas në rajonin e Gostivarit janë denoncuar vetëm dy raste.
“Gjatë vitit janë paraqitur dy akuza që kanë të bëjnë me “ngacmim seksual ndaj të miturve”. Në të dyja rastet, akti është kryer ndaj vajzave të mitura , ndërsa kryerës të kësaj vepre të shëmtuar kanë qenë meshkuj në moshë”, njoftuan nga Stacioni Policor në Gostivar. Por numri real i këtyre veprave monstruoze pretendohet të jetë shumë më i madh nëse do të ekzistonin evidenca për ata që nuk e paraqesin rastin tek organet kompetente. Kjo pasi që në territorin e Gostivarit shpesh herë kanë qarkulluar thashetheme për raste të pedofilisë, qoftë në ambiente familjare, qoftë edhe nëpër mjediset shkollore.
Megjithatë, vetëdija qytetare për këtë lloj problemi ende nuk ka arritur në nivelin e duhur sa që këto raste të paraqiten tek organet ku dot ju jepet dënimi i merituar .
“Paragjykimet janë arsyeja kryesore që këto ngjarje të rruhen në kuadër të familjeve si kujtime të hidhura me pasoja psikofizike për viktimat por kjo nuk do të thotë se ato nuk ndodhin”, thotë sociologu Agim Baftjari.
Mjeku Bujar Samiu thotë se orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët. “Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet të jetë më i vjetër pesë vite se sa viktima. Ndërsa mosha e tyre mund të lëviz nga 16-65 vjeç. Orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët.
Të dhënat flasin që pedofilët meshkuj homoseksual zgjedhin fëmijët më të rritur, kurse ata heteroseksual, më tepër vajzat 8-12 vjeç. Nga aktivitetet me fëmijët, janë lojërat pjesërisht lakuriq, i shikojnë dhe ledhatojnë. Fëmijët janë më shpesh nga rrethi i tyre. Sa i përket çrregullimeve mendore, personat me retardime mendore, me skizofreni, të dehur ose persona me ndryshime psiko-organike, mund të kryejnë vepra seksuale me fëmijët, mirëpo këto janë shumë raste të rralla. Numri më i madh i pedofilëve heteroseksual është i martuar, kurse homoseksualet rrallë që ndonjëri qëllon i martuar”, shton ai. Sipas tij. pedofilia gjendet në të gjitha vendet dhe kombet e botës, ku më shumë, ku më pak.
“Beletristika botërore është e mbushur me raste markante dhe trishtuese të bastardëve pedofil, që kanë goditur mendjen e njerëzve. Në Evropë janë të njohura rastet në seri të pedofilëve si në Angli, Francë dhe Shtetet e Beneluksit. Këto raste nga popullata priten me frikë, me tronditje të jashtëzakonshme shpirtërore, bëjnë shumë jehonë, krijojnë mosdurim në rrethin ku punojnë dhe jetojnë”, shton Samiu. Që ky sekret publik të merr jehonën e duhur sensibilizuese, një rol shumë të madh mund të luajnë si institucionet ashtu edhe shoqatat joqeveritare të cilat me një bashkëveprim cilësorë, do të ndikojnë në inkurajimin e viktimave për denoncim të këtyre rasteve. Ky do të ishte një hap pozitiv dhe themelorë që të thyhen tabutë rreth këtij problemi dhe ndaj të njëjtave të veprohet në formë parandaluese.
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një ligj, i cili dënon ashpër pedofilët. Ligji parashikon kastrim kimik për ata që e përsërisin abuzimin me të mitur. Gjithashtu ligji vendosi që të rriten vitet e dënimit me burg ndaj pedofilëve , duke shkuar deri në burgim të përjetshëm nëse abuzimet rezulton të jetë me pasoja më të rënda psikofizike. Sipas këtij ligji, shkelësit që për herë të parë dënohen për krime pedofilie, do të dënohen nga 15 në 40 vjet burgim, ose do t’u ofrohet kastrimi kimik, në këmbim të uljes së dënimit. Maqedonia është bërë shteti i parë në Ballkan, që ka publikuar, listën e pedofilëve të dënuar, bashkë me fotografitë, emrat dhe adresat e atyre, që janë liruar nga burgu.
Qe nga viti 2004, më se 250 persona në Maqedoni, janë dënuar për krime seksuale me të persona të mitur. Por kompetentët thonë që pedofilia nuk shërohet me ashpërsimin e ligjeve, e vetmja zgjidhje mbetet parandalimi. “Mos i lini fëmijët të flasin me të huajt, mësojini të mos pranojnë dhurata nga të huajt, mos i lini fëmijëve hapësira të lira pa aktivitete të programuara, mësojuni fëmijëve të mos u japin numrin e tyre të celularit të panjohurve, mos u jepni akces në rrjetet sociale të internetit sepse ndodh të abuzohen dhe në qendrat e internetit mos i lini vetëm pa shoqërimin tuaj”, thotë psikologja Behare Limani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bishlimovska: Ka ardhur koha që ne të thërrasim infermierët në pension për të punuar në shëndetësi

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania