LAJMI I FUNDIT:

Peci: Hoti i Rahovecit nuk e di as Abc-në e bujqësisë

Peci: Hoti i Rahovecit nuk e di as Abc-në e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thumbuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, për të cilin tha se nuk e di as ABC-në e bujëqisë. 

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se punën e Ministrisë e vlerësojnë fermerët dhe qytetarët e vendit.

“Paska fol prapë qyqja e natës! Punën e Ministrisë së Bujqësisë, e vlerësojnë fermerët së pari e pastaj qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Peci.


Ai po ashtu ka theksuar se: “Buxheti për bujqësinë në vlerë prej 87 milionë euro, ku shumica kategorizohen përmes programeve tona mbështetëse përmes subvencioneve dhe granteve do të implementohen të gjitha. Vetëm 2 milionë euro apo 2.3% të buxhetit total të MBPZHR-së janë investime kapitale për ngritjen e kapaciteteve në ujitje për 8 komuna të Republikës së Kosovës. Këto 8 projekte të ujitjes po implementohen secili në bashkëpunim me komunat përkatëse. Intervali i realizimit të këtyre projekteve është periudha shtator – dhjetor për të mos dëmtuar vegjetacionin e të mbjellave”.

Ministri i Bujqësisë gjithashtu ka thënë se “xhelozia dëmton rëndë shëndetin”.

“Hoti i Rahovecit nuk e din as ABC-në e bujqësisë mirëpo Rahoveci i Hotit ka ditur ta vlerësojë kush dhe çfarë është Hoti çdo herë! Se kush ka qenë më i mirë në planifikim dhe realizim të buxhetit qe një krahasim i thjeshtë: Viti 2022 është përmbyllë me zero borxhe karshi 30 mijë fermerëve përfitues!

Ndërsa Hoti si Kryeministër e ka mbyllë një vit të shkretë buxhetor me 40 milionë euro obligime karshi fermerëve në bujqësi”, ka shkruar ndër të tjera Peci në Facebook. /Telegrafi/