Deputetët e Këshillit të Jashtëm të Parlamentit Evropian (AFET) u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së që këtë vit t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë përfunduar detyrat e shtëpisë, të domosdoshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, është mesazhi i delegacionit të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Në njoftimin e Parlamentit Evropian thuhet se viti 2019 është vendimtare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për faktin se shtetet anëtare në qershor do të vendosin për gatishmërinë e këtyre vendeve për të hapur bisedimet e pranimit.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma të rëndësishme në rrethana të vështira dhe tani është e rëndësishme që vendet anëtare të BE-së në bazë të këtyre arritjeve të njohin përparimin e arritur dhe të vendosin për fillimin e bisedimeve të pranimit këtë vit”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/