Parlamenti Evropian ka votuar në favor të zhvillimit të rëndësishëm të energjive të ripërtëritshme në të ardhmen. Për të arritur këtë, do të përshpejtohen lejet për centralet me turbina ere dhe me panele diellore.
Deri në vitin 2030, energjia elektrike e gjelbër duhet të përfaqësojë 42.5 për qind të konsumit të energjisë, krahasuar me 32 për qind deri tani.
PE-ja e mbledhur në Strasburg ranë dakord që deri në vitin 2030, pjesa e energjive të ripërtëritshme të përfaqësojë 42.5 për qind të konsumit të përgjithshëm. Sipas ligjit të ri, centralet me panele diellore ose me turbinat me erë duhet të autorizohen shumë më shpejt.
Në të ashtuquajturat “zona prioritare”, autoritetet duhet të autorizojnë instalime të reja brenda një viti. Jashtë këtyre zonave, procedurat nuk mund të zgjasin më shumë se 24 muaj. Në mungesë të një përgjigjeje nga autoritetet, një investim në energjinë e gjelbër në një zonë prioritare do të konsiderohet drejtpërdrejt i miratuar.
“Direktiva e Energjisë së Ripërtëritshme tregon se Brukseli mund të jetë gjithashtu pragmatik dhe jo burokratik”, tha raportuesi Markus Pieper, përgjegjës për ligjin në Parlamentin Evropian.
Zëdhënësi i klimës i të Gjelbërve në PE, Michael Bloss foli për një “revolucion”.
“Ne po çlirojmë kështu energjitë e ripërtëritshme nga zinxhirët e burokracisë”, tha Bloss.
Deri tani, objektivi i BE-së për pjesën e energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2030 ishte 32 për qind. Aktualisht, pjesa e energjisë së ripërtëritshme në konsumin e energjisë së Bashkimit Evropian është rreth 22 për qind. Në Gjermani, kjo përqindje ishte 20.4 për qind vitin e kaluar, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Mjedisin.
Në Parlamentin Evropian, 470 eurodeputetë votuan pro rritjes së zhvillimit deri në vitin 2030, me 120 vota kundër dhe 40 abstenime. Vendet anëtare të BE ende duhet ta miratojnë projektin. Por kjo konsiderohet si një formalitet.
Ndryshimi i ligjit është pjesë e paketës së BE për mbrojtjen e klimës, e cila synon të reduktojë emetimet e gazeve serrë me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me 1990. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova