LAJMI I FUNDIT:

PDSH: Nuk duam të komentojmë zhvillimet në RDK

PDSH: Nuk duam të komentojmë zhvillimet në RDK

Në PDSH nuk duan të komentojnë zyrtarisht zhvillimet e fundit përbrenda RDK-së.

Një zyrtar i kësaj partie thotë se ky është kapaciteti dhe serioziteti i subjekteve që dëshirojnë të luajnë opozitën shqiptare. “Ne jemi shprehur qartë se kaq është takati i tyre. Ata kanë probleme dhe mungesë lidershipi. Amatorizmi i tyre politik u tregua edhe tani dhe se vetëm po bëjnë dëm. A thua edhe këtu PDSH i ka fajet. Ne kishim koalicion dhe i shtrimë dorën e bashkëveprimit, por na ngjau sikur tani, por gati se ishin protagonistët e njejtë, që nuk tregojnë koherencë në politikë”, theksoi për INA, një përfaqësues i kësaj partie, që nuk dëshiron të deklarohet me emër pasi sipas tij nuk ja vlenë të komentohet.

Sipas tij, PDSH së shpejti do ti bëj thirrje të gjithëve për unifikim dhe të bashkohemi rreth një platforme për të mundur të keqen. Nga kjo parti nuk përjashtojnë mundësinë që turbulencat dhe inatet mediokre ti përfshijnë edhe subjektet e tjera që pretendojnë opozitën./Telegrafi/