Partia Demokratike Shqiptare mbajti sot Kuvendin Qendror, ku me votë unanime për kryetar të Degës së PDSH-së në Tetovë u zgjodh z. Visar Palloshi.

Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe strukturat udhëheqëse të degës, përfshirë nënkryetarët dhe sekretarin.


Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh, Zija Farizi.

Ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën:

Fatmir Tresi

Fatime Isai

Ejup Shabani

Agron Mustafi

Nga PDSH theksuan se zgjedhjet u zhvilluan në frymë demokratike dhe me unitet të plotë, duke paralajmëruar angazhim të shtuar për forcimin e strukturave partiake dhe veprimin politik në Tetovë.