Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se kanë themeluar edhe dy degë në Finlandë dhe Kanada.
Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica ka mbajtur takime virtuale me anëtarët e PDK-së në Finlandë dhe Kanada, me ç’rast janë dakorduar për konsituimin e Këshillave Nismëtarë për themelimin e degëve në Helsinki dhe Toronto.
“Në kuadër të rikthimit të aktiviteteve politike të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, në koordinim me Departamentin për Çështje të Diasporës, sot në Helsinki dhe Toronto, u konsoliduan Këshillat Nismëtar për themelimin e degës së PDK-së në Finlandë. Duke e parë manipulimin me opinionin e diasporës për të vërtetën e Kosovës, jemi obliguar që të riorganizohemi për të paraqitur të vërtetën e Kosovës ashtu siç është”, ka thënë Reçica.
Drejtues të degës në Finlandë u caktuan veprimtarët e shquar, Miftar Miftari, Bashkim Thaçi dhe Dren Koci me qendër në Helsinki. Ndërsa në Kanada, Këshillin Nismëtar do të udhëheqë Ridvan Pacolli dhe Ylla Ibra me qendër në Toronto.
“Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të platformës dhe vizionit politik ka marrë vendime për Diasporën, me kryeministrin në ardhje, Enver Hoxhaj, do të realizojmë zotimet për diasporën, duke përfshirë vende në listën e PDK-së për deputetë, rikthimin e ministrisë së Diasporës, ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e bërë pjesë aktive dhe konkrete të zhvillimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Falënderim dhe respekt i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit në këto takime nismëtare për themelimin e degëve, si dhe për kontributin e madh në të gjitha fazat dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”, ka përfunduar Reçica.
Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, kurse PDK në garë për kryeministër ka kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa