PDK dega në Prizren ka theksuar se tashmë, është fakt tejet evident, se qeverisja aktuale lokale, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka degraduar komunën në çdo segment të saj, përfshirë këtu edhe menaxhimin jo të mirë me financat publike.
“Është viti i tretë, që në këtë qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa kriminale, po kthehen mjete dhe po shkojnë në suficit miliona euro, për shkak të dështimit fundamental dhe për menaxhim jo të mirë me financat publike, që këto veprime përbëjnë një formë të dukshme të keqqeverisjes.
Kjo mendësi skandaloze nga VV, tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Nëse Kryetari i Komunës mendon se duke vajtuar dhe duke derdhur lot krokodili, mund t’i zgjidh problemet e shumta të shkaktuara nga vet ai, le ta harron se mund t’i zgjidh në këtë mënyrë, duke e luajtur tërë kohën vetëm rolin e viktimës”, thuhet në njoftimin për media.
PDK ka theksuar se deri më tani, në këto tre vite qeverisje: 2018, 2019 dhe 2020, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur suficit buxhetor në vlerë prej afër 20 milion euro. Së fundmi, për shkak të mos votimit të buxhetit, qeverisë lokale të udhëhequr nga Haskuka, i’u kanë marrë 5.5 milion euro dhe për këtë, Kryetari i Komunës, paradoksalisht akuzon jo vetëm PDK-në, por edhe krejt opozitën në Prizren, ku kjo formë e komunikimit nga .Haskuka, është veprim tejet qesharak dhe shumë amatoresk nga ana e tij.
“Nëse Mytaher Haskuka e ka përnime votimin e buxhetit, zgjidhja është në dorën e tij, sepse duhet të ulet e të bisedoj me opozitën e jo ta injoroj atë. Ai, në këtë rast, duhet të bashkëpunoj, sepse edhe ashtu e ka humbur shumicën në Kuvend dhe pastaj të gjindet një kompromis, e jo të hartoj buxhet elektoral për pak vota, ngase buxheti i orientuar në asfalt në kohën e ballafaqimit me pandeminë, është buxhet jo serioz dhe jo premtues për mbështetje institucionale lokale, ndaj bizneseve për adresimin e pasojave ekonomike nga pandemia dhe për rimëkëmbje të bizneseve në komunën tonë.
Në këtë situatë të komplikuar pa nevojë nga ana e ekzekutivit komunal, të gjithë pa dallim presim reflektim nga ana e Kryetarit të Komunës dhe për një moment ai duhet t’i len anash sulmet ndaj opozitës dhe tendencat për t’i fajësuar të tjerët për dështimet e tij. PDK dega në Prizren, e ka propozuar një pako ekonomike dhe nëse Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka i ka prioritet qytetarët e komunës sonë, atëherë ai duhet të tregohet fleksibil dhe të merrë në shqyrtim propozim-pakon e PDK-së, në mënyrë që buxheti për vitin 2021 të votohet, për një qëllim të vetëm dhe të përbashkët, që përmes kësaj pakoje ekonomike emergjente të propozuar nga PDK dega në Prizren, të përfitojnë të gjitha kategoritë e cekura në pakon në fjalë dhe që sadopak, të zbuten dëmet e shumta ekonomike, të shkaktuara nga koronavirusi, në veçanti për bizneset, të cilat janë më të goditurat nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës