Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme i cili anulon dy vendimet e gjykatave Themelore dhe të Apelit, të cilat kishin konsideruar rritjen e çmimit të energjisë të kundërligjshme, është në dëm të qytetarëve dhe i ndikuar politikisht.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një konferencë për media, ka deklaruar se Supremja është prirur nga interesa kalonore dhe politike.
“Të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar – që qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga Qeveria aktuale. Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirur nga interesa të tjera klanore, karieriste dhe posaçërisht politike”, ka thënë Abdullahu.
Sipas zëdhënësit të PDK-së, po të mos ishte kështu e ndikuar, do të vendoste ashtu sikundër do ta udhëzonin normat dhe ligjet në fuqi dhe ashtu siç kanë vendosur tashmë Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit.
“Në kohën kur çmimet e artikujve bazik janë rritur papërballueshëm dhe ato vazhdojnë të mos kenë të ndalur në rritje. Në kohën kur inflacioni po rritet ashtu si kurrë më parë në këto vitet e fundit, muajin e fundit që lamë, pra në maj, inflacioni është 12.5 %. Në kohën kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës sidomos të rinjtë mendojnë më seriozisht se kurrë që në mundësinë e parë ta lënë Kosovën për të kërkuar punë jashtë vendit, vendimi i Gjykatës supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e sensit për të kuptuar se si jeton qytetari i Kosovës, për nga mungesa e profesionalizmit, profesionalizëm ky që bije viktimë e politikës arrogante që mendon se drejtësia në politikë e qeveri është mbi drejtësinë në Gjykata”.
Më tej, ai ka shtuar se PDK-ja do ta vazhdojë angazhimin e saj rreth kësaj teme, siç ka thënë, për të sjellë drejtësi para qytetarëve të Kosovës.
“Ne do të gjejmë forma të mundshme juridike për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë”, ka përfunduar Abdullahu.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/288712773_1094939387778068_1834726240757226599_n-1.jpg)
Ndërkaq, në anën tjetër, avokati Faton Fetahu ka thënë se ky është vendim i padëgjuar në vendimmarrjet gjyqësore të sistemit të Kosovës.
“Është kusht që Gjykata Supreme t’i vlerësoj tri kushte para një vendimi dhe këtë nuk e ka bërë. Një prej këtyre kushteve është vlerësimi se a është ai vendim në dëm të interesit qytetar. Prandaj, Gjykata nuk e ka bërë punën e saj në pajtim me ligjin, duke rënë ndesh me disa parime të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Supreme, me keqardhje e them, duket se e kishte të gatshëm këtë vendim”, ka thënë avokati Fetahu.
Më tej, ai ka njoftuar se PDK-ja tani do ta dërgoj këtë vendim për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Tashmë, i autorizuar nga PDK-ja, unë kam filluar procesin e shqyrtimit të këtij vendimi dhe të njëjtin do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese brenda dy javëve të ardhshme”, ka përfunduar Fetahu. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/287701062_5445917535460111_5515760596571688233_n-1.jpg)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona
![Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/121-780x439.png)
Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-gg-780x439.jpg)
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479742731_1166478971503307_1439144842610739653_n-780x439.jpg)
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara