LAJMI I FUNDIT:

PDK paralajmëron kallëzim penal për secilin anëtar të bordit të ZRRE-së

PDK paralajmëron kallëzim penal për secilin anëtar të bordit të ZRRE-së
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Bordi i ZRRE-së që t’i jep instruksione KEDS-it që tarifat e reja për energjinë të jenë me çmim të vjetër, pas vendimit të Gjykatës Themelore.

Në të kundërtën ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim penal për secilin anëtar të bordit të ZRRE-së.

“Ne bëjmë thirrje që sa më shpejt të mblidhet bordi i ZRRE-së dhe sa më shpejtë të japë instruksionet që KEDS-i për këtë muaj të tarifojë qytetarët me tarifë të ultë të energjisë elektrike dhe jo me këtë të lartin që ka ndodhur para dy muajve. Faturat e fundit që kanë paguar qytetarët e Kosovës kanë qenë të papërballueshme për qytetarët. Andaj ZRRE-ja, qeveria dhe presidentja të respektojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës”, tha Tahiri.


Ai shtoi se përderisa nuk kemi vendim të apelit të shkallës së dytë, i njëjti është në fuqi dhe asnjë rrethanë qytetarët nuk duhet të tarifohet me tarifa të shtrenjta sepse është e jashtëligjshme.

“Në rast se bordi deri në ditën e hënë nuk mblidhet për të dhënë instruksione KEDS-it që tarifat e reja të jenë me tarifa të vjetra, atëherë ne si Grup Parlamentar do të bëjmë kallëzim penal për secilin anëtarë të Bordit”, tha Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori