Themeluesja e partisë Alternativa, njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se subjekti i saj i ri politik do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në gjitha komunat.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kusari-Lila ka thënë se do të garojë edhe për një mandat të ri në Komunën e Gjakovës.
“Unë kam shprehur gatishmërinë time edhe për një mandat qeverisës në Gjakovë, pasi vetëm një mandat nuk ka mjaftuar për të përfunduar me sukses një mori projektesh dhe aktivitetesh, meqë Gjakova ka qenë e lënë pas dore. Prandaj duhet edhe një mandat për t’u finalizuar çdo gjë”, është shprehur ajo.
Kusari-Lila i ka ftuar qytetarët t’i bashkohen Alternativës. Ajo është e bindur se Alternativa do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës kurdo që mbahen zgjedhjet parlamentare.
“Për të gjithë ata që duan ta shohin Kosovën me një kapitull të ri, Alternativa është mundësia. Kurdo që të mbahen zgjedhjet, Alternativa do të bëhet parlamentare”, ka deklaruar Kusari-Lila, duke bërë me dije se koncepti i themelimit dhe zhvillimit të Alternativës ka të bëjë me një koncept politik ndryshe.
Duke folur për qeverisjen në vend, të drejtuar nga dy partitë e mëdha, LDK-ja dhe PDK-ja, Kusari-Lila ka theksuar se janë lënë anash shumë probleme të rëndësishme të qytetarëve.
“Koalicioni është marrë vetëm me demarkacionin dhe asociacionin. Pajtohem që demarkacioni me Malin e Zi është i rëndësishëm, por nuk pajtohem që duhet të marrë gjithë këtë hapësirë kohore dhe gjithë këtë peshë në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit”, është shprehur ajo.
Kusari-Lila ka thënë se partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë dështuar të krijojnë një konsensus politik për temat të cilat nuk do të duhet të ishin ndarëse, por bashkuese.
“E njëjta gjë është edhe me krijimin e ushtrisë dhe temat e tjera që po përdoren si kartë politike”, është shprehur Kusari-Lila. Duke folur për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kusari-Lila ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndryshojë format. “Duhet të përcaktohen kriteret e qarta të dialogimit, të përcaktohet afati kohor i përmbushjes së marrëveshjeve si dhe duhet të përcaktohet afati i përmbylljes së dialogut”, ka thënë Kusari-Lila.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!