Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është publikuar indeksi botëror nga Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie për 19 vende.
Publikimi i këtij raporti ka nxitur reagimin e opozitës, ku edhe fajësojnë Qeverinë Kurti për këtë rënie, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se e vërteta ka nevojë për gazetarët.
Ai ka pohuar se Kosova ka humbur 19 vende në indeksin e Lirisë së Shtypit dhe se ky është vlerësimi më negativ ndonjëherë.
“Këtë vit, Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, në raportin e përpiluar nga organizata ‘Reporterët Pa Kufij’ – vlerësimi më negativ ndonjëherë! Presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë”, shkruan Krasniqi.
Mes tjerash, ai ka pohuar se këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike.
“Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë. Gazetarët në Kosovë janë më shumë se vetëm ofrues të lajmeve; ata janë mbrojtës të së vërtetës dhe drejtësisë, shpesh duke vënë në rrezik mirëqenien e tyre. Sigurimi i një ambienti të sigurt, të dinjitetshëm dhe me kushte më të mira të punës për ta duhet të jetë prioritet.
I bëjë thirrje Qeverisë që të ndërpres cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të vendit tonë. Gazetarët duhet të vazhdojnë të punojnë pa frikën e hakmarrjes, censurës ose persekutimit”, vijon reagimi i tij,
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar tejet shqetësuese që Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me një raport të ri alarmues, atë të “Reporterëve Pa Kufij”, i cili sipas tyre, njëjtë si tre raportet e fundit, “Raportit të Progresit”, “Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit” dhe “Freedom House”, që flisnin për kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, ngjashëm edhe ky i fundit alarmon.
“Veçse në masë më të madhe, duke raportuar se Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies, duke u renditur në vendin e 75 nga 56 sa ishte vitin e kaluar. Ky raport na ka rikthyer në një korridor të errët të censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Ky nuk është thjesht një sinjal përkeqësues; është një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve.
Ky raport i cili përfshin Kosovën në grupin e vendeve, ku mjedisi i medias është ‘problematik’, thotë se, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike, flet për rregullatorin joefikas të medieve, për tentim mbylljen e televizionit Klan Kosova, dhe për emërimin e militantit të partisë në pushtet si drejtor i transmetuesit publik”, thekson LDK.
Kjo parti e sheh alarmuese këtë raport, i cili flet për ambientin tejet shqetësues të të bërit gazetari në Kosovë.
“Sepse, sot në këtë ditë botërore duhet të kujtojmë dhe vlerësojmë rëndësinë jetike të një shtypi të lirë dhe të pavarur, që është themeli i çdo demokracie të shëndetshme. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson po ashtu se demokracia nuk mund të mbijetojë në heshtje. Për një shoqëri që dëshiron të avancojë, duhet një media e lirë që sfidon, pyet dhe kërkon llogari. Prandaj, kjo situatë na bën të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe nevojën për të vazhduar punën me përkushtim të dyfishtë, për të mbrojtur dhe avancuar këto liri themelore.
Në këtë Ditë Botërore të Shtypit, LDK do të angazhohet të rrisë përpjekjet në mbrojtjen e lirisë së shtypit, dhe të sigurojë një mjedis më të sigurt dhe më inkurajues për gazetarët në Kosovë. Le të mos lejojmë asnjë kufizim të na ndalojë nga synimi ynë i përditshëm për një shoqëri më të lirë dhe më transparent”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave.
“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, shkruan Haradinaj.
Tutje, në reagim ai ka pohuar se “shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e institucioneve kredibile ndërkombëtare”.
“Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë”, përfundon reagimi i tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje