Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media, ku ka kërkuar të zbatohet vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për lirimin e qytetarëve nga pagesa e transportit publik për katër muajt e ardhshëm.
Asambleisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri tha se nga data 11 nëntor propozimi i PDK-së është vendim, pasi u votua nga shumica e asambleistëve dhe si i tillë duhet zbatohet nga kryetari i komunës së Prishtinës, siç e obligon neni 12 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
“Në këtë çast që po flasim, komuna ka të pashpenzuar 60 % të buxhetit të saj. Pra, ky është argument i mjaftueshëm që të largohen qytetarët nga pagesa në Trafikun Urban dhe koston e qytetarëve ta subvencionoj komuna e Prishtinës përmes buxhetit që nuk e ka shpenzuar.”, theksoi Retkoceri.
Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet, marrë parasysh edhe rrezikun që u kanoset qytetarëve nga virusi COVID 19.
“Në fillim të këtij muaji ne propozuam ofrimin e transportit publik falas nga muaji nëntor deri në muajin mars për qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë, gjë që do të ndikojë në uljen e qarkullimit të veturave dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kjo masë do të vlejë për të gjitha linjat dhe për të gjithë qytetarët pa përjashtim duke i nxitur ata ta shfrytëzojnë transportin publik dhe jo veturat private”, tha ai.
Propozimi për lirimin e qytetarëve nga pagesa në Trafikun Urban i paraqitur nga asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri në seancën e Kuvendit Komunal më 11 nëntor u aprovua nga asambleistët me 22 vota për, 7 kundër dhe një abstenim.
PDK në Prishtinë konsideron se zbatimi i këtij vendimi shkarkon trafikun brenda qytetit, mbron ambientin nga ndotja dhe kursen paratë e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025