Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gashi thotë se ata që kanë kryer krime duhet të dënohen në mënyrë që të pastrohet UÇK-ja.
PDK në reagimin e bërë ka thënë se deklaratat e Gashit janë skandaloze, dhe se qëndrimet e tij shpërfaqin mendësinë antishqiptare.
“Qëndrimet e Gashit shpërfaqin mendësinë e turpshme antishqiptare e antikombëtare të shefit të tij dhe subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, se kushdo që ka luftuar për liri dhe që ka bartur emblemën e UÇK-së në krah është vrasës, kriminel dhe duhet të dënohet”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“Partia Demokratike e Kosovës i konsideron skandaloze deklaratat e Shkelzen Gashit, këshilltarit të Kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, se UÇK-ja ka kryer krime dhe vrasje të civilëve gjatë luftës në Kosovë.
Pikërisht në ditën kur Albin Kurti promovoi Shkelzen Gashin, duke i dhënë mbështetje në konferencë të përbashkët për media, Gashi deklaroi se UÇK ka kryer krime.
Qëndrimet e Gashit shpërfaqin mendësinë e turpshme antishqiptare e antikombëtare të shefit të tij dhe subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, se kushdo që ka luftuar për liri dhe që ka bartur emblemën e UÇK-së në krah është vrasës, kriminel dhe duhet të dënohet.
Pa fije turpi, ai nuk përmendi as një krim të Serbisë të kryer ndaj Kosovës, të vrasjes së civilëve shqiptarë dhe për fatin e mbi 1600 personave që rezultojnë të zhdukur. Ai zgjodhi të rreshtohej kundër popullit të vet dhe jo kundër Serbisë, e cila kurrë nuk kërkoi falje dhe nuk dha llogari për krimet në Kosovë.
Jo vetëm kaq, këshilltari i Kryeministrit e glorifikoi figurën e Dick Martyt dhe raportit të tij kundër UÇK-së për kinse vrasje të civilëve, të një njeriu i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës dhe raportin e tij e kishte hartuar me udhëzimet e shteteve armike të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sot u dëshmua se Kryeministri i shkarkuar Kurti dhe të gjithë njerëzit e këshilltarët e tij mendojnë sikurse Dick Marty dhe Serbia – se shqiptarët kanë kryer krime, se UÇK-ja nuk ka luftuar për liri dhe se Kosova duhet të kthehet nën Serbi.
Kjo deklaratë vjen si përshkallëzim, pas një vargu lëshimesh dhe cenimesh të interesave kombëtare që ka bërë Kurti me ekipin e tij në javët e fundit.
Kjo deklaratë poshtëruese ndaj UÇK-së e bashkëpunëtorit të Kurtit vjen pas pranimit të turpshëm të 1000 testeve lëmoshë nga Serbia që edhe sot u përmendën në Këshillin e Sigurimit, pasi zëvendësi i tij Haki Abazi shpalli për herë të parë ndarjen e veriut dhe pasi Ministri i tij Vitia dha lejen për hyrjen dhe veprimin në Kosovë të qindëra zyrtarëve shtetërorë të Beogradit.
PDK kërkon nga çdo qytetar i Kosovës, çdo parti politike, çdo organizatë dhe veçmas nga anëtarë të ndërgjegjshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që ta dënojnë dhe të distancohen nga kjo mendësi që hapur dhe nën petkun shtetëror kërkon të dënohen ushtarët e UÇK-së dhe populli i Kosovës. Kjo mendësi sot ka fyer rëndë dëshmorët, invalidët e luftës, familjet e tyre dhe veteranët e luftës çlirimtare”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!