Paunovski: Hotelierët të përmbahen nga hapja e objekteve, nuk ka vendim nga Qeveria

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, ka apeluar tek hotelierët të vazhdojnë t'u përmbahen vendimeve të qeverisë dhe të mos i hapin objektet e tyre.
Ai tha se ndalesa për punën e hotelerive akoma është në fuqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Inspektorati vepron në pajtim me vendimet e Qeverisë. Ndërsa theksojmë se deri tani nuk ka vendim të ri dhe ne do të veprojmë atje ku do të ketë parregullsi, si dhe do të ketë sanksione. Duhet të theksojmë se shumë objekte janë hapur, madje gjatë orës policore. Në raste të tilla kemi vepruar në Tetovë, Vrapçisht dhe Gostivar", tha Paunovski.
Ai gjithashtu tha se janë mbyllur pesë objekte hotelerike në Kërçovë, Tetovë, Ohër dhe Strumicë, ndërsa për disa të tjerë do të ketë edhe kallëzime penale.
Paunovski tha se janë evidentuar edhe 5 mosrespektime të ngrirjes së çmimeve ose mosbashkëpunim gjatë kontrolleve./Telegrafi/





















































