Paul Pogbas i zvogëlohet dënimi katërvjeçar për doping

319:"Empoli FC v SS Juventus FC - Serie A TIM Paul Pogba of Juventus FC looks on during the Serie A Tim match between Empoli FC and Juventus FC at Stadio Carlo Castellani on September 3, 2023 in Empoli, Italy. Empoli Stadio Carlo Castellani Florence Italy Copyright: xGiuseppexMaffiax EMPOLI_JUVENTUS_SerieA_GM_03092023_5479 21:"IMAGO/Giuseppe Maffia
Paul Pogba thuhet se do të lejohet të stërvitet me Juventusin nga janari, pasi ndalimi i tij katërvjeçar nga droga u reduktua në 18 muaj, raporton Daily Mail.
Mesfushori francez kishte bërë disa teste anti-doping, ndërsa më vonë u bë e ditur se kishte rezultuar pozitiv në përdorim të substancave të ndaluara në futboll.
Kështu, Pogba u dënua me katër vite përjashtim nga futbolli, duke e lënë futbollistin në një situatë të mjerueshme.
Por, francezi nuk u dorëzua dhe vendimin e apeloi në CAS, gjersa sot (4 tetor) ka marrë përgjigje.
Vendimi për përjashtim katërvjeçar tani është reduktuar në vetëm 18 muaj.
Pogba do të ketë të drejtë të stërvitet me Juventusin nga janari, për t'u rikthyer në formën e lartë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































