LAJMI I FUNDIT:

Pati problem me frena dhe u përplas në shtyllën e betonit, vetura iu përfshi nga zjarri – burrin nga Ohio e shpëtojnë në sekondat e fundit

Pati problem me frena dhe u përplas në shtyllën e betonit, vetura iu përfshi nga zjarri – burrin nga Ohio e shpëtojnë në sekondat e fundit

Një burrë në Ohio është shpëtuar në sekonda e fundit para se të shpërthejë vetura e tij që ishte përfshirë nga zjarri.

Burri i identifikuar si Randy i kishte telefonuar policisë – duke ua bërë me dije se ka problem me frenat derisa ishte prapa timoni në një autostradë në Columbus, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më vonë, ai u përplas në një shtyllë betoni të një ure – ku u lëndua dhe mbeti i ngujuar brenda veturës që po digjej.


“Po bëhet nxehtë këtu, nuk po mund të dalë, më është thyer këmba. Nuk po mund të dalë nga vetura, më nxirrni nga këtu”, u thotë ai policëve gjatë bisedës telefonike.

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë së Columbus, shfaq momentin kur arrijnë në vendin e ngjarjes dhe gjejnë veturën e dëmtuar, që ishte përfshirë nga zjarri dhe çdo moment pritej të shpërthente.

Megjithatë, policët arrijnë ta nxjerrin dhe largojnë nga vetura, vetëm pak sekonda para se të dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe e tërë vetura të digjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori