Kur një herë t’i provoni rrathët kërcëllues të patateve, do të kënaqeni dhe do t’i kërkoni edhe herëve të tjera Përbërësit:- 4 patate,- vaj ulliri,- pluhur hudhre,- përzierje e erëzave,- 150 g kaçkavall,- 150 g proshutë.

f2b21938 64bc 11eb 9498 0242ac130010


Përgatitja:

Fillimisht pastroni mirë patatet dhe i prisni në rrathë. I radhisni në një tepsi dhe i lyeni mirë çdo rreth me vaj ulliri.

Pas kësaj, spërkatni secilën pjesë me përzierjen e përfunduar të erëzave dhe futeni në furrë në 180 gradë dhe piqeni derisa gjithçka të zbutet mirë.

Në fund të pjekjes, në secilën fetë shtoni djathin dhe më pas proshutën e prerë hollë.

Pas kësaj, këto patate mund t'i shërbeni me një salcë.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.