LAJMI I FUNDIT:

Pasuria milionëshe e Prince ndahet në gjashtë pjesë

Pasuria milionëshe e Prince ndahet në gjashtë pjesë

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga vdekja e Prince dhe menjëherë diskutimet për trashëgiminë e pasurisë së tij kanë filluar.

Meqenëse Prince nuk kishte fëmijë pasuria do t’i kalojë motrave dhe vëllezërve të tij edhe pse vetëm njëri nga ta është vëlla nga të dy prindërit.

Sipas TMZ pasi këngëtari nuk ka lënë testament sipas ligjit pasuria do t’i ndahet vëllezërve dhe motrave të tij qofshin ata vetëm nga njëri prind.


Kujtojmë se ylli i muzikës la pasuri prej 150 milionë dollarë. /Telegrafi/