Rreth 98 për qind e mediave në Kosovë kanë deklaruar se pandemia COVID-19 kanë ndikuar në funksionimin e tyre si biznes, kurse rreth 3 për qind prej tyre thonë se koronavirusi nuk ka ndikuar deri tani në funksionimin e tyre. Por 63 përqind e kompanive mediale thonë se rrezikojnë të mbyllen nëse vazhdon tutje pandemia.
Këto shifra u bënë të ditura nga hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, i bërë nga Instituti i Medies në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë “D@D”.
Kryetari i bordit të Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu thotë se COVID19 ka shkaktuar dëme të mëdha tek mediat në Kosovë e në veçanti tek ato lokale.
Ai ka kërkuar që mediat të lirohen nga taksa për licencë të operimit dhe po ashtu që qeveria të përfshijë në një pako të veçantë kompanitë mediale.
“COVID-19 padyshim se ka shkaktuar dëme të mëdha tek mediet në Kosovë sidomos tek ato lokale të cilat janë më të goditura të cilat edhe ashtu kanë qenë në gjendje të rëndë… Kërkesat e Institutit të Medieve të bërë më 1 prill për mbështetje të gazetarëve në këtë hulumtim e kanë konfirmuar atë që kemi deklaruar më herët se është e nevojshme të mbështeten shumë. Andaj u bëjmë thirrje edhe njëherë qeverisë së Kosovës që gazetarët të futen në një pako ndihmëse krahas personelit mjekësor, policisë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve publike sepse në kohë pandemie edhe kolegët tanë janë në shërbim të publik me qëllim të informimit dhe raportimit të drejt të tyre. Qeveria nuk i përfshiu gazetarët tek pagat e ashtuquajtur heronj, që i kemi quajtur kështu. IMK i bën thirrje Komisionit të Pavarur të Medieve të lirojë nga taksa vjetore mediet elektronike për vitin 2020 e cila në program është të paguhet deri më 30 qershor. Në kohën e pandemisë mediet kanë punuar dhe kanë bërë shpenzime, kurse në hulumtim pronarët e medieve kanë deklaruar se marketingu si shtyllë kryesore ka pasur rënie drastike kurse shpenzimet kanë qenë të njëjta, çka e ka vënë në dyshim të ardhmen e shumë medieve”, tha ai.
Safet Fazliu nga kompania “D@D”, tha se në këtë hulumtim respodent kanë qenë 92 kompani mediale duke përfshirë TV, radio, gazeta e portale.
Hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, tregon se 97.7 për qind e mediave në Kosovë janë ndikuar nga kjo pandemi, kurse 2.3 për qind kanë thënë se nuk janë ndikuar së paku deri tani.
Derisa hulumtimi thekson se ka rënie edhe të marketingut si burim financiar i mediave 63 për qind e mediave kanë deklaruar se rrezikojnë të mbyllen në rast se zgjat pandemia COVID-19.
“A ka ndikuar COVID-19 në veprimtarinë e juaj si medieve, ku 97. 7 për qind të medieve janë deklaruar se pandemia ka ndikuar në funksionimin e tyre si biznese, kurse 2.3 për qind kanë deklaruar kjo nuk kanë ndikuar deri tani. Pyetja tjerë ka qenë se sa për qind janë zvogëluar të hyrat e tyre 7.1 për qind që kanë deklaruar se pandemia ka ndikuar 1-49 për qind në zvogëlim të të hyrave të tyre, 35.7 për qind kanë deklaruar se 50-79 për qind janë zvogëluar të hyrat e tyre, 80 deri 89 për qind kanë deklaruar se 23.8 për qind janë zvogëluar të hyrat e tyre. Dhe 90 deri 100 përqind kanë deklaruar se 33,3 për qind kanë ndikuar…1 63 për qind e medieve janë përgjigjur se janë të rrezikuara nëse pandemia zgjat mund të zgjat edhe operimi i tyre dhe të pasoj pushimi i aktivitetit të tyre, 23 për qind janë deklaruar se kjo ka gjasë të ndodh dhe 14 përqind janë deklaruar se nuk rrezikohet mbyllja e tyre si biznese ”, tha Fazliu, raporton KP.
Në pyetje se sa ka ndikuar pandemia COVID-19 në zvogëlimin e stafit, 38 për qind e mediumeve kanë deklaruar se për shkak të pandemisë kanë reduktuar stafin e tyre, kurse 61 përqind kanë deklaruar se janë duke operuar me numër të njëjtë të punëtorëve.
76 për qind e kompanive mediale kanë deklaruar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të pamjaftueshme për funksionimin e medies në Kosovë.
“76 për qind kanë deklaruar këto masat e qeverisë në raport me mediet apo kompanitë mediale janë të pamjaftueshme apo janë joefikase, domethënë ndërsa respodentët kanë dhënë përgjigje për shkaqet për mos efikastitin e masave në raport me operimin e bizneseve të tyre. Pyetja tjetër ka qenë se a mendoni se pakoja e qeverisë për mbështetje të bizneseve do të duhej të përfshinte në mënyrë të veçantë kompanitë mediale 97.1 përqind janë përgjigjur me po dhe 2.9 për qind me jo. Në këtë rast në këtë pyetje respodentët kanë dhënë edhe komente ku kryesisht në mënyrë të përmbledhur ka qenë se rreziku i lartë që ekspozohet ekipet e mediave që janë në vijë të parë të fronit janë deklaruar se pakoja duhet të rishikohet në raport me mediet, të ofrohen subvencione të veçanta për mediat dhe punëtorët e tyre. Dhe kërkesë e veçantë ka qenë që të largohet taksa e licencës për këtë vit”, theksoi ai.
Në anën tjetër Safet Fazliu nga “D@D”, thotë se buxheti i Kosovë për këtë vit duhet të rishikohet, pasi si tillë që është ai nuk mund të realizohet pasi ka rënie të të hyrave dhe konsumit për shkak të pandemisë COVID-19.
Kujtojmë që Instituti i Mediave në Kosovë në muajin prill pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i përkrahë gazetarët dhe mediat përmes pagesës shtesë prej 300 eurosh, ashtu siç janë paguar edhe mantelbardhët dhe policët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri