Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur se në këtë periudhë të vitit krahasuar me vitin 2019 do të ketë rënie të të hyrave për 43 milionë euro.
Murtezaj më tutje është shprehur se për këtë periudhë kanë planifikuar 195 milionë euro të hyra po që për shkak të pandemisë ato nuk janë realizuar.
“Përveç ndikimit negativ në ekonomitë ose në bizneset që i kemi, ndikim negativ kemi edhe në aspektin e të hyrave për Administratën Tatimore të Kosovës. Nëse bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë nga 1 janari deri më 23 prill të 2020 me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi një rëni e të të hyrave për rreth 43 milionë euro apo më saktësisht 42.9 milionë euro”, tha ai për Ekonomia Online.
“Kurse nëse e shohim me trendin që kemi pasur deri më datën 18 mars kemi pasur një rritje të hyrës për 11.2 % në raport në raport me vitin 2019, apo 3,62 % në raport me planin. Atëherë ish dashur që të presim të hyra për 62.5 milionë euro më tepër sesa që kemi aktualisht, më saktësisht deri tani ishte dashur të kemi rreth 195 milionë euro të hyra”.
Murtezaj është shprehur se edhe shtyrja për pagesa të tatimeve nga bizneset deri më datën 30 qershor, do të ndikojë në rënien direkte të të hyrave.
“Me datën 29 mars që ministri i Financave dhe Transfereve ka marrë vendim për zgjatje të afatit për deklarim dhe pagesa për të gjitha llojet e tatimeve dhe ai vendim përfundon me datën 30 prill. Ndërsa ministri i Financave ka nënshkruar një vendim tjetër i cili e redukton llojet e tatimeve për të cilat zgjatet afati i deklarimit të pagesave tanimë. Ato zgjatje kanë të bëjnë vetëm me tatimet që paguhen si paradhënie për tatimin në të ardhurat e korporatave, tatimi në të ardhura individuale si dhe për bizneset e vogla individuale”.
“Dhe ky vendim zgjatet deri më 30 qershor, sigurisht që do të reflektoj edhe në të hyra. Mirëpo presim që reduktimi të jetë më i vogël sesa aktualisht ka qenë gjatë muajit prill, për shkak se në muajin mars dhe prill kemi pasur shtyrje për të gjitha llojet e tatimeve”.
Më tutje Murtezaj ka thënë se ende nuk kanë parashikuar si do të mblidhen tatimet që janë shtyrë deri më datën 30 qershor.
“Jemi në një situatë kur nuk mund të parashikohen të gjitha rrethanat dhe ne dimë e para që do të kemi afektim negativ tek bizneset dhe ato janë motori i cili gjeneron të hyrat për buxhetin e shtetit, dhe nëse s’ka motor atëherë edhe pritjet janë të kota për të pasur të hyra”.
“Mirëpo po shpresojmë që sa më shpejtë të përfundoj kjo pandemi dhe efekti i ndikimit negativ te bizneset të jetë sa më i vogël”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij