LAJMI I FUNDIT:

Pasiguria në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara trondit tregjet financiare

Pasiguria në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara trondit tregjet financiare

Pasiguria rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka tronditur tregjet financiare.

Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë për më shumë se 1.5 për qind të mërkurën, ndërsa S & P është rritur për 0.6 për qind, pas një rënieje fillestare prej 1.1 për qind.

Aksionet në Gjermani, Francë dhe Angli kanë qenë po ashtu të paqëndrueshme në tregtinë e hershme, ndërsa kanë nisur të rikthejnë fitime të vogla.


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur të martën.

Në garë kanë qenë presidenti aktual, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden.

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Rezultati është ende i paqartë, meqë numërimi i votave në disa shtete kyçe vazhdon.

Trump, i cili para kohe ka pretenduar fitoren, ka paralajmëruar se mund ta çojë rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën Supreme.

Biden ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon. /REL/