LAJMI I FUNDIT:

Pasi u sekuestrua një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë, Policia po bën verifikimin e terrenit në Banjskë

Pasi u sekuestrua një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë, Policia po bën verifikimin e terrenit në Banjskë
Foto: Ilustrim

Pasi të enjten Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm, sot është duke e bërë krehjen e terrenit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se kjo po bëhet nga të gjitha njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe Njësitin e qenve.

Në afërsi të një kodre në Banjskë, Policia sekuestron një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë
Lexo po ashtu Në afërsi të një kodre në Banjskë, Policia sekuestron një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator dhe 689 fishekë

“Policia e Kosovës është duke bërë verifikim të terrenit apo krehjen e terrenit, aty ku kanë gjetur dhe sekuestruar një flamur serb, disa gëzhoja dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori