Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.
Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë. Në procesin gjyqësorë i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.
Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë.
OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘BabaStars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje.
Në këtë proces gjyqësor ishte akuzuar Rigels Rajku (Noizy), derisa reperi tjetër, Ylber Abdullahu (Cozman), është palë e dëmtuar.
Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.
Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, në ditën kritike i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut, pasi që i akuzuari Krasniqi dhe tani i dëmtuari Abdullahu me automjet të të dëmtuarit kanë ardhur në parking.
Aktakuza thotë se ‘Noizy’ fillimisht i është vërsulur ‘Cozman’-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, me ç‘rast është shkaktuar rrahja e përgjithshme dhe i dëmtuari kishte pësuar edhe ca goditje. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Martohet për herë të dytë Fero

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

E pyeti se përse e mori në krevat, Gjesti - Eglit: Nuk mund të ta them tani

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri