LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët e kërcënojnë taksistin, ia grabitin telefonin dhe 50 euro

Pasagjerët e kërcënojnë taksistin, ia grabitin telefonin dhe 50 euro
Foto: Ilustrim

Një person i cili punon si taksi ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjerë të panjohur, e kanë kërcënuar dhe ia kanë grabitur 50 euro, një telefon celular dhe dokumentet personale.

Pasagjerët kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:25 në fshatin Gjurgjevik i madh, në Klinë.

“Viktima i cili punon si taksi ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjerë të dyshuar të panjohur, të njëjtit duke e kërcënuar ia kanë grabitur 50 euro, një telefon celular dhe dokumentet personale dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/