Pas vetëm 28 minutash lojë ndaj Cityt, tifozët e Aston Villës largohen nga stadiumi

Një pjesë e madhe e tifozëve të Aston Villës janë larguar nga Villa Park pasi skuadra e tyre po humbë 4-0 ndaj Manchester Cityt në pjesën e parë.
Dy gola nga Riyad Mahrez një e Sergio Agueros dhe një nga Gabriel Jesus, detyruan tifozët vendas të largoheshin nga stadiumi.
Largimi i tifozëve nga stadiumi filloi qysh në golin e tretë të realizuar nga sulmuesi argjentinas në minutën e 28-të.
Ata kishin menduar se kishin parë mjaftueshëm kur u shënua goli nga Aguero, por më pas erdhi edhe ai i brazilianit.
Tani ka filluar edhe pjesa e dytë e natyrisht se pritet të kemi së paku edhe një gol. /Telegrafi/
https://twitter.com/Coachayman99/status/1216410639922532353

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































