LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes së studentit të mjekësisë, Senati i UP-së ka një kërkesë për profesorët

Pas vdekjes së studentit të mjekësisë, Senati i UP-së ka një kërkesë për profesorët

Pas vdekjes së studentit të Mjekësisë, Leotrim Gjinit, ka reaguar Senati i Universitetit të Prishtinës, duke u kërkuar profesorëve që të jenë më të kujdesshëm ndaj studentëve.

Në faqen e Senatit të Universitetit të Prishtinës në Facebook, u kërkohet profesorëve që të jenë fillimisht prindër e shokë e më pas profesorë.

“Profesorët tonë, duhet të tregojnë maturi dhe kujdes me qasjen e tyre me studentë, ata në rend të parë duhet të jenë si prindër të dytë, pastaj edhe shok dhe tek në fund profesor”.


Tutje thuhet se bërja e profesorit të vështirë sjell frikë e stres te studentët.

Nuk arriti ta përfundonte provimin, studenti i Mjekësisë vdes nga sulmi kardiak
Lexo po ashtu Nuk arriti ta përfundonte provimin, studenti i Mjekësisë vdes nga sulmi kardiak

“Profesor të nderuar, ju duhet të dini diçka me shumë rendësi, se bërja e të vështirit, arrogantit, egoistit dhe i të pa’kalueshmit, te studenti, sjell vetëm frikë, stres dhe mjerim të vazhdueshëm”.

Në këtë reagim thuhet se një sistem i tillë që është instaluar në Universitet, ku në vend të dijes, shpresës dhe ardhmërisë, të lartpërmendurit mbjelli  frikën, pasigurinë, ankthin dhe tmerrin te çdo student, që përkushtohet ditë dhe natë, për ta bërë familjen e tij krenare.

“Ndarja nga jeta e djaloshit të ri, student në Fakultetin e Mjekësisë, që ishte rrugës për tu bërë një mjek që do i shërbente vendit tonë nje ditë, është një lajmë i dhimbshëm dhe i vështirë për tu pranuar”, përfundon reagimi i Senatit të UP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori