Shumë shpejt, ambalazhet e ushqimeve mund të ndryshojnë tërësisht. Ato do të zëvendësohen nga fletë që ngjajnë si plastike, por që në të vërtetë janë të përbëra nga proteinat e qumështit, që nuk ndotin mjedisin dhe mund të konsumohen.
Por nëse në këtë fazë ku ndodhet shpikja, ambalazhet nuk kanë ndonjë shije kushedi se çfarë, me kalimin e kohës mund të punohet edhe në këtë drejtim, duke i shndërruar ato në produkte me vlera ushqyese dhe vitamina.
Ambalazhet e gjeneratës së re po përsosen në Departamentin e Agrikulturës në SHBA dhe janë prezantuar si risi në Filadelfia, gjatë kongresit të Shoqatës Amerikane të Kimisë.
Prodhimi i këtyre ambalazheve ka nisur. Një linjë prodhimi është ajo e një kompanie të vogël në Teksas, por edhe kompani të tjera po e shohin me interes këtë risi.
Studiuesit që kanë punuar për këtë projekt thonë se ambalazhet e para prej qumështi do të hidhen në treg pas tre vitesh.
Përveçse nuk ndotin mjedisin, ambalazhet prej qumështi janë edhe më efikase në ruajtjen e ushqimit, pasi bllokojnë hyrjen e oksigjenit brenda tyre. Efektiviteti i këtyre ambalazheve është 500 herë më i madh se i atyre plastike.
Kjo do të thotë më pak qese plastike në qarkullim, rrjedhimisht shumë më pak plehra që ndotin mjedisin për vite të tëra.
Të vetmet ambalazhe të ngjashme që janë prodhuar deri tani janë ato të përftuara nga amidoni i patateve. Por ato kanë një disavantazh, sepse janë poroze dhe lejojnë kalimin e oksigjenit, çka do të thotë se ushqimet e paketuara brenda tyre prishen më shpejt.
Ambalazhet prej qumështi mund të mbrojnë ushqimin nga lagështira dhe temperatura, pasi për ta bërë materialin më të fortë, substancës bazë i shtohet edhe pektina, një ekstrakt i limonit.
Produktet e para që mund të përfitojnë ambalazhe të tilla do të jenë ato në sasi të vogla. Studiuesit po punojnë edhe për një version tjetër të ambalazhit prej qumështi. Ata thonë se një lloj lëngu që spërkatet mbi ushqimin e mbetur, mund të forcohet dhe të kthehet në një masë të trashë, për ta ruajtur produktin edhe pas hapjes së paketimit. /Shekulli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës