Pas të shtënave masive, digjet salla e koncerteve në Moskë - ambasada amerikane kishte paralajmëruar për sulm nga ekstremistët

Persona të armatosur hapin zjarr në sallën e koncerteve në Moskë, ndërsa raportohet për shpërthime dhe zjarre të mëdha.
Disa persona të armatosur të maskuar dhe me veshje luftarake hynë në një sallë të madhe koncertesh në Moskë dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të turmës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën “Crocus City”.
Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqnin shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngriheshin mbi ndërtesë.
Raportohet se pesë persona të armatosur po kryejnë sulmin në Moskë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































