Taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nuk do të jetë masa e vetme që Ministria e Tregtisë do të aplikojë, krejt kjo me qëllim të mbrojtjes së prodhuesve vendës. Ministri Endrit Shala ka paralajmëruar se Ministria që ai e drejton do t’i propozojë Qeverisë edhe masa të tjera të nevojshme të cilat ndihmojnë ekonominë e vendit dhe prodhuesit.
Shala thotë se masat e marra do të jenë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare si MSA dhe CEFTA.
“Fokusi im është përkrahja e prodhimit vendor, por kjo nuk nënkupton edhe përkrahje në raport edhe me bizneset e tjera dhe me tregtinë në përgjithësi në Kosovë. Ne kemi marrë disa masa deri më tash, si ajo 100 për qind në raport me produktet e Serbisë, pastaj masa për ndalimin e eksportit të drurit”.
“…jemi duke bërë analiza edhe të sektorëve tjerë të tregut në Kosovë dhe varësisht prej këtij monitorimi të tregut dhe prej kërkesave të prodhuesve tanë vendorë dhe duke u bazuar në ligjet në fuqi por njëkohësisht edhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të cilat Qeveria e Kosovës, i ka si marrëveshjet e MSA-së dhe CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do i propozon Qeverisë të gjitha masat e nevojshme”, tha Shala, për Ekonomia Online.
Shala thotë se 12 kompani janë të interesuar që të investojnë në Kosovë në fusha të ndryshme, pas ndryshimeve të bëra në udhëzimin administrativ.
Shala tha se udhëzimi administrativ i legjislacionit të kaluar ka pasur disa burokraci dhe ka penguar investitorët strategjik të aplikojnë.
“Në momentin pasi që kam parë që udhëzimi i kaluar administrativ ka pasë disa burokraci dhe ka pengu investitorët potencialë strategjik që të aplikojnë në kuadër të Ligjit për Investime Strategjike si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës, unë i kam marrë disa ndryshime në atë udhëzim administrativ dhe pas hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ. Ne deri tash i kemi përmbi 12 të interesuar për investime në fusha dhe sektorë të ndryshëm në Republikën e Kosovës, deri më tash një investitor i cili është në energji të ripërtritshme, energji me erë”, tha ai.
Më 5 shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës, i dha statusin investitorit të parë strategjik, një kompanie gjermano-kosovare të energjisë së ripërtëritshme “Sowi Kosovo L.L.C”, ku vlera e kapitalit të këtij investimi strategjik është 169,093,575.00 euro, një investim ky i cili sipas ministrit Shala, pritet të jetësohet këtë vit.
Shala është zgjeruar edhe në kërkesa të reja për investime strategjike, ai thotë se kjo është një mundësi e ndërtimit të zonave ekonomike në territorin e Kosovës.
“Unë pres që shumë shpejt brenda këtij viti të fillojë jetësimi i investimit “Sowi Kosova LLC” në Kosovë, i cili është investimi i parë direkt më i madh i huaj që ka ndodhë në Kosovë deri më tash. Kemi edhe investitorë të tjerë në energjinë e ripërtritshme po ashtu edhe në sektorin e turizmit. Jemi duke e promovuar çdo ditë në shumë vende dhe qytete të Evropës, përmes Ministrisë së Tregtisë, mundësitë për investime në Kosovë, ka investitorë të interesuar, një shumicë e tyre është në sektorin e energjisë së ripërtritshme. Unë pres këtu një bashkëpunim më të mirë edhe me zyrën e rregullatorit të energjisë, me qëllim që këtyre investitorëve potencialë të iu ofrojmë të gjitha lehtësirat që ata i kërkojnë, me qëllimin që këta investitorë ti thithim në Republikën e Kosovës”.
Ai ka treguar se ka bërë disa kërkesa të kompani evropian për të investuat në Kosovë, duke sqaruar se MTI-ja është duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme, me qëllim që të iu ofrohet kompanive hapësirë për ndërtimin e objekteve të tyre dhe lehtësirat të tjera.
“Unë i kam bërë edhe disa kërkesa për kompanitë e mëdha evropiane edhe për mundësitë që ne si Kosovë iu ofrojmë potencialisht atyre, po që se ata do investojnë dhe do i hapin filialet e tyre në territorin e Kosovës. Në këtë aspekt jemi duke punuar në ndërtimin e disa zonave ekonomike në tërë territorin e Kosovës, zona këto të cilat MTI është duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme, me qëllim që të iu ofrojmë kompanive hapësirë për ndërtimin e objekteve të tyre, fabrikave prodhuese, objekteve të tjera e pastaj me këtë të ndihmojmë edhe me zhvillimin ekonomik të vendit tonë, rritjen e punësimit dhe të tjera”.
MTI-ja ka ndaluar edhe shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet, ky vendim sipas Shalës ka gjetur zbatim në tërësi dhe se nuk do të lejohet asnjë mall të hyjë në territorin e Kosovës nëse nuk iu referohen vendit me emrin kushtetues.
“Vendimi për ndalimin e shitjeve të produkteve të cilat nuk iu referohen Kosovës si shtet, ka gjet zbatim në tërësi nga urdhëresa të cilën e kam lëshuar unë pastaj të njëjtën urdhëresë e kam propozua edhe në Qeveri dhe është tashmë vendim i Qeverisë, asnjë produkt nuk hyn në territorin e Republikës së Kosovës, produkt i cili Kosovës i referohet në kundërshtim me emrin e saj kushtetues. Deri në atë kohë në tregun e Republikës së Kosovës, janë futur mallra të cilat vendit tonë iu kanë referuar me emërtime fyese. Nga marrja e urdhëresës sime asnjë mall i cili hyn në tregun e Kosovës, nuk lejohet nëse Kosovës nuk i referohet me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës”.
“Udhëzimi administrativ për vendosjen e flamujve edhe ky një udhëzim administrativ që e kam nënshkruar unë, është në vazhdën e përkrahjes së prodhimit vendor dhe edukimit të konsumatorit tonë, mbrojtjes së konsumatorit tonë, me atë se çka po konsumon. Është një vendim i cili po implementohet jashtëzakonisht mirë, është një vendim që ka gjet përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri