LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Tahirin, Apostolova: Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë

Pas takimit me Tahirin, Apostolova: Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e ka vlerësuar të frytshëm takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Apostolova, pas takimit ka thënë se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe zv.kryeministrin Tahiri, sa i përket agjendës evropiane.

Përfaqësuesja e BE-së, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë.


“Një takim i frytshëm sot me Besnik Tahirin, për të diskutuar lidhur me përgjegjësitë e qeverisë së Kosovës. Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë. Do të kemi bashkëpunim të ngushtë. Tani do të presim e do të shohim kush do të udhëheq me agjendën evropiane”, ka shkruar Apostolova, transmeton Telegrafi.

Edhe zëvendëskryeministri Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Tahiri, gjatë takimit me Apostoloven, ka konfirmuar se ekziston një përkushtim që të vazhdojnë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori