LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit kibernetik ndaj Bankës Ekonomike, BQK thotë se paratë në llogari të klientëve janë të sigurta

Pas sulmit kibernetik ndaj Bankës Ekonomike, BQK thotë se paratë në llogari të klientëve janë të sigurta

Hakerët kanë sulmuar sistemin bankar të Bankës Ekonomike.

Sipas një artikulli nga “medium.com”, hakimi është bërë nga “DopplePaymer” që kanë në cak korporata të mëdha.

Hakerët “DoppelPaymer Ransomware”, kanë lëshuar në publik të dhënat e bankës, ku përfshihen mbi 70 GB të dhëna transaksionesh financiare.


Rasti është konfirmuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

BQK ka thënë se është njoftuar me kohë nga Banka Ekonomike për sulmin kibernetik “duke ndikuar në funksionalitetin e disa shërbimeve bankare, të cilat më pastaj bazuar në konfirmimin e bankës, këto shërbime bankare janë kthyer në gjendje normale”.

Dyshohet se është hakuar Banka Ekonomike - mijëra të dhëna të qytetarëve në shitje "Black Market"
Lexo po ashtu Dyshohet se është hakuar Banka Ekonomike - mijëra të dhëna të qytetarëve në shitje "Black Market"

BQK ka bërë të ditur se i ka informuar edhe organet shtetërore, teksa ka shtuar se mjetet në llogari të klientëve janë të sigurta.

“Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë.

Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik.

Po ashtu, BQK përcjellë në vazhdimësi stabilitetin e sektorit bankar dhe të bankave individuale, e që bazuar në treguesit kryesor financiar sektori bankar është stabil”, thuhet në njoftim të BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori