Pas qëndrimeve të kundërta rreth coronavirusit - presidenti brazilian shkarkon ministrin e Shëndetësisë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Luiz Mandetta, pas qëndrimeve të kundërta rreth pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mandetta ka mbrojtur izolimin shoqëror, ndërsa presidenti i ekstremit të djathtë shprehet se ndikimi i pandemisë në ekonominë e Brazilit është më i rëndësishëm sesa humbja e jetëve.
“Sapo kam marrë njoftimin për shkarkimin tim nga presidenti Jair Bolsonaro. Unë do të doja të ju falënderojë për mundësinë, që më dhuruat për të menaxhuar shërbimin tonë shëndetësor ... dhe për të planifikuar luftën tonë kundër epidemisë së coronavirusit, këtë sfidë të madhe me të cilën sistemi ynë shëndetësor është gati të përballet”, shkroi Mandetta në Twitter.
Vlerësimi i situatës nga ana e Bolsonaros, dhe thirrja e tij publike për Brazilin, për të qetësuar masat e karantinës, ka ngjallur reagime nga kritikët dhe shumë qytetarë, duke ndezur protesta të natës, me tenxhere. /Telegrafi/













































